Qendërmbrojtësi Thiago Silva nuk do të largohet nga Chelsea gjatë verës. “The Sun” bën të ditur se braziliani ka vendosur të qëndrojë në “Stamford Bridge” për ta respektuar deri në fund kontratën e tij, që i skadon vitin e ardhshëm.
Ai ka pranuar se ndihet mirë te Chelsea dhe për këtë arsye nuk e ka ndërmend largimin. “Jam i lumtur këtu dhe nuk e kam ndërmend të largohem, pasi dua të jem pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm”, është shprehur Silva 37-vjeçar.
Silva iu bashkua Chelseat në vitin 2020 si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin, dhe këtë edicion ai ka kontribuar me tre gola e dy asistime në 48 ndeshje të zhvilluara.
Artikuj të ngjashëm