Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago te Chelsea deri më 2024

Mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva, do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat edhe sezonin e ardhshëm.

“Sky Sports” ka bërë të ditur të premten se Silva ka arritur marrëveshje me ekipin nga Londra për ta rinovuar kontratën aktuale që i skadon këtë verë.

Me rinovimin e kontratës, që do bëhet zyrtare gjatë këtyre ditëve, Silva do të mbetet te Chelsea deri në verën e vitit të ardhshëm.  Ai po ashtu, e ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

38-vjeçari këtë sezon është titullar i padiskutueshëm te Chelsea dhe ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League.

Silva ka 24 paraqitje në të gjitha garat dhe dy asistime për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020 si lojtar i lirë.

Artikuj të ngjashëm