Mbrojtësi i Brazilit, Thiago Silva do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat edhe përtej këtij sezoni, ka njoftuar të martën “Daily Mail”. 38-vjeçari së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me Chelsean, pasi aktualja i skadon në verë.
Me kontratën e re, Silva do të jetë pjesë e Chelseat deri në verën e vitit 2025. Bëhet e ditur se palët pothuajse kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gjithçka do të bëhet së shpejti zyrtare. Te Chelsea janë të kënaqur me Silvan, i cili është i pazëvendësueshëm në formacionin e parë.
Ai ka regjistruar 23 paraqitje këtë sezon, ku ka bërë edhe dy asistime kurse është pjesë e Chelseat prej vitit 2020. Silva te Chelsea u transferua si lojtarë i lirë, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te PSG-ja e Milani.