Thiago Silva do të largohet nga Chelsea në verën e këtij viti. Kështu raporton “Daily Express” të martën.
39-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje në Premier League këtë edicion. Silva iu bashkua Chelseat si lojtar i lirë nga PSG-ja në vitin 2020.
Reprezentuesi i Brazilit më herët karrierë të madhe ka bërë edhe te Milani.
Ka luajtur në kampionatin rus, brazilian dhe atë portugez. Për Brazilin ka shënuar shtatë gola në 113 paraqitje.