Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk do ta pengojë largimin e Silvas

Chelsea nuk pritet ta pengojë largimin e Thiago Silvas, nëse braziliani dëshiron që të largohet nga klubi i Premier Leagues angleze. Silva me shumë gjasë në verë do të kthehet te skuadra e tij e fëmijërisë, Fluminense, ka shkruar “The Telegraph” të shtunën.

Silva e vazhdoi kontratën me Chelsean deri në vitin 2024 në muajin shkurt, por ai ka thënë se dëshiron të largohet në verë.

38-vjeçari është paraqitur në 114 ndeshje për “blutë” qëkur iu bashkua ekipit nga PSG-ja në vitin 2020.

Ai ka realizuar pesë gola.

Artikuj të ngjashëm