Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Siva do të ribashkohet me Fluminensen

Thiago Silva

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva po e luan sezonin e tij të fundit në Evropë.

“The Sun” ka njoftuar të martën se Silva në verën tjetër, do të rikthehet në Brazil te skuadra e Fluminenses. 39-vjeçari ka marrëveshje me ekipin brazilian, të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Chelsean.

Silva ka njoftuar edhe Chelsean për vendimin e tij pasi dëshiron që karrierën aktive ta mbyllë me fanellën e Fluminenses.

Silva si lojtar është zhvilluar te Fluminense, ekip për të cilin ka luajtur para se të transferohet në Evropë.

Krahas Chelseat, Silva ka luajtur edhe për PSG-në, Milanin, Dinamo Moskën e Porton. Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2020 kur iu bashkua si lojtar i lirë dhe këtë sezon ka regjistruar 8 paraqitje në Premier League.