Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva kërkon transferimin te Barça

Bernardo Silva është i vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës. “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Silva tashmë ka kërkuar nga Manchester City që të arrijë marrëveshje me ekipin spanjoll për transferimin e tij.

Barça ka kohë që ka shprehur interesim për portugezin, i cili po dëshiron me çdo kusht të jetë nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez. 27-vjeçari është i bindur që ka ardhur koha të largohet nga ekipi anglez, të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Monaco.

Këtë sezon, në të cilin City mbrojti titullin e kampionit të Anglisë, Silva shënoi 13 gola dhe bëri shtatë asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.