Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Silva diskuton të ardhmen me drejtuesit e Cityt

Bernardo Silva do të takohet gjatë kësaj jave me drejtuesit e Manchester Cityt për të diskutuar të ardhmen e tij.

Portugezi tash e sa kohë ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga kampioni anglez.

Por drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë mesfushorin, pasi trajneri Pep Guardiola llogarit në shërbimet e tij edhe për sezonin e ri.

27-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025.

Klubi anglez për të liruar lojtarin po kërkon 80 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm