Islandezi Gylfi Sigurdsson ka gjasa të mëdha që gjatë këtij muaji të largohet nga Evertoni, ka raportuar të hënën “The Sun”.
Bëhet e ditur se Evertoni është i gatshëm ta lirojë Sigurdssonin, nëse merr një ofertë prej 50 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.
Trajneri i ri i Evertonit, Carlo Ancelotti nuk është i kënaqur me formën e 30-vjeçarit, i cili këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim në 23 ndeshje në të gjitha garat.
Sigurdsson tek Evertoni është transferuar në vitin 2017 nga Swansea për 49.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Artikuj të ngjashëm