Mesfushori Vincent Sierro po shkëlqen si kapiten i Toulouset në Ligue 1 të Francës.
28-vjeçari i ftuar për herë të parë nga Zvicra thotë se gjatë këtij grumbullimi do të mësoj shumë nga kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri.
“Ata bënë histori me Zvicrën dhe unë mund të mësoj shumë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, ka thënë Sierro, shkruan “20min.ch”.
Zvicra është në La Manga të Spanjës, ndërsa të shtunën luan ndaj Danimarkës në Kopenhagë.
Më 26 mars në Dublin përballetme Irlandën.