Sport

Xhaka flet për personalitetin e Shaqirit

Xhaka dhe Shaqiri

Kthimi i Xherdan Shaqirit në përfaqësuese ka kohë që diskutohet në Zvicër. Selektori Murat Yakin ka lënë të hapur derën për këtë, por Shaqiri e ka përjashtuar si mundësi. Ai është i fokusuar te Baseli. Këtë skuadër e udhëhoqi drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës.

Për mundësinë e kthimit të Shaqirit në përfaqësuese është pyetur edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

“Askush nuk na pyet për këtë”, ka thënë Xhaka duke qeshur, shkruan “Blick”. Përfaqësuesja e Zvicrës është në SHBA për dy miqësore.

“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një personalitet brutal”, ka shtuar mesfushori Xhaka për bashkëlojtarin shumëvjeçar, Shaqirin.

Xhaka ka vazhduar se nuk mund të ndikohet në këtë vendim.

“Edhe pse kemi humbur një lojtar shumë, shumë të mirë”.

Për Zvicrën synimi i madh mbetet kualifikimi në Botëror. Kualifikimet, Zvicra i nis në shtator me ndeshjen ndaj Kosovës.

“Për mua me gjasë do të jetë turneu i fundit. Kupa e Botës është synimi im numër një”, ka thënë Xhaka.