Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtyhet edhe ndeshja mes Arsenalit e PSV-së

Arsenali është dashur të luante të enjten kundër PSV Eindhovenit në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Megjithatë, UEFA të hënën ka bërë të ditur se kjo ndeshje është shtyrë.

Sipas UEFA-s, autoritetet policore të Britanisë nuk kanë personel të mjaftueshëm për ta garantuar sigurinë në ndeshjen që ishte paraparë të luhej në Londër.

Kjo për shkak se funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të bëhet të hënën, më 19 shtator.

Edhe në Premier League janë shtyrë disa ndeshje.