Ndeshja e javës së 26-të, Villarreal – Espanyol, e cila ishte planifikuar të fillonte nga ora 21:00, është shtyrë. Kështu ka njoftuar La Liga të hënën mbrëma.
“Për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe kushteve aktuale të motit në Castellon, është vendosur të shtyhet ndeshja ndërmjet Villarrealit dhe Espanyolit, e cila ishte planifikuar të luhej në ora 21:00”, shkruan në komunikatën e La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVillarreali zë vendin e pestë me 44 pikë, kurse Espanyoli zë vendin e 15-të me 27 pikë.