Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pse finalja e Championsit do të luhet nga ora 18:00?

Champions

Finalja e Ligës së Kampionëve në mes të Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit nuk fillon në ora 21:00 të shtunën. Luhet tri orë më herët. Cila është arsyeja për këtë?

Arsenali është kthyer në Ligën e Kampionëve pas 20 vjetësh, por gjëja më e pazakontë për finalen 2026 është orari i saj. “Topçinjtë” nuk do të përballen me kampionin aktual, Paris Saint-Germainin, të shtunën në Budapest nga ora 21:00, por nga ora 18:00. Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e kishte konfirmuar terminin e ri që në gushtin e vitit të kaluar, para se të tërhiqej shorti për fazën e ligës së Championsit.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke përfshirë të gjitha çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, e po ashtu finalet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, zhvillohen zakonisht nga ora 21:00. Por pse e ndryshoi UEFA qasjen për finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë ndryshim, ne e vendim përvojën e tifozëve në zemër të planifikimit tonë. Finalja e Ligës së Kampionëve është momenti kulmor i stinorit të futbollit dhe termini i ri do ta bëjë edhe më të qasshme, më përfshirëse dhe më impresive për të gjithë të përfshirët”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

Sipas UEFA-s, termini më i hershëm e bënë më të thjeshtë logjistikën dhe procedurat lidhur me finalen. Prej terminit të ri, sipas UEFA-s, përfitojnë edhe tifozët dhe qytetet organizatore.

“Derisa termini i orës 21:00 është i përshtatshëm për ndeshjet e mesjavës, një fillim më i hershëm i ndeshjes të shtunën, nënkupton përfundim më i hershëm. Dhe kjo u jep tifozëve mundësi për të shijuar pjesën tjetër të mbrëmjes me shokë apo me familje dhe të reflektojnë për ndeshjen e sezonit”, ka vazhduar Çeferin.

Tifozët në stadium po ashtu mund të largohen më lehtë pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, duke shfrytëzuar transportin publik. UEFA parasheh “efekt pozitiv ekonomik” për qytetet organizatore, pasi tifozët do të kenë mundësi të vazhdojnë të festojnë pas ndeshjes.

Por UEFA i kishte në mendje edhe partnerët televizivë kur bëri ndryshimin.

“Termini i ri përshtatet më shumë me kohën e transmetimeve, duke e bërë finalen më të qasshme për më shumë shikues nëpër botë, në televizion dhe ‘online’”, ka arsyetuar vendimin UEFA. “Kujdes i veçantë u kushtohet shikuesve të rinj”.

Organizata më e madhe e tifozëve të futbollit në Evropë, “Football Supporters Europe” ka mirëpritur terminin e ri.

“Është hap i duhur për tifozët, të cilin ne e përkrahim plotësisht”, ka thënë udhëheqësi i kësaj organizate, Ronan Evain.

“Organizata jonë ka punuar me UEFA-n për të përmirësuar përvojën e tifozëve në finalet e klubeve. Ky ndryshim reflekton nevojat që i kanë tifozët”.