Arsenali është ndalur në barazim nga PSV Eindhoveni në Holandë, në ndeshjen e fundit të londinezëve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma PSV-ja e Arsenali luajtën 1:1. Eddie Nketiah kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 42-të. Për 1:1 shënoi Yorbe Vertessen në minutën e 50-të.
Të dy skuadrat kishin siguruar më herët kalimin në fazën nokaut të Championsit. Arsenali ka fituar Grupin B me 13 pikë. PSV-ja u kualifikua si e dyta. I ka nëntë pikë.