Pas Juventusit, Interit, Napolit e Milanit, edhe një ekip tjetër nga Serie A, është futur në garë për shërbimët e mesfushorit Kristijan Asllani.
Është skuadra e Fiorentinas që po tenton ta mposht konkurrencën e fortë për ta siguruar transferimin e Asllanit në fund të këtij edicioni, raporton “Tuttosport”.
Bëhet e ditur se skautët e Fiorentinas tashmë e kanë përcjellë Asllanin në disa ndeshje te Empoli dhe kanë dhënë vlerësime pozitive për futbollistin shqiptar.
Madje, thuhet se Fiorentina është gati të ofrojë dëmshpërblim deri në pesë milionë euro për të arritur marrëveshjen me Empolin.
Asllani këtë edicion është promovuar në ekipin e parë të Empolit dhe deri më tani, ai ka 15 paraqitje në kampionatin italian.
Gjithashtu, Asllani muajin e shkuar ka luajtur edhe dy ndeshjet e tij të para me fanellën e Shqipërisë, në miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.