Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në garë për Asllanin

Pas Interit edhe skuadra e Milanit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë, Kristijan Asllani. “Calciomercato” ka bërë të ditur të hënën se Milani është gati të ofrojë gjashtë milionë euro për ta bindur Empolin në lirimin e Asllanit.

20-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë edicion në Serie A, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 22 paraqitje. Tek Empoli janë të gatshëm ta lirojnë Asllanin nëse marrin një ofertë të mirë për kartonin e tij.

Po ashtu, krahas Asllanit prej Empolit pritet të largohet këtë verë edhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Nedim Bajrami.

Artikuj të ngjashëm