Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për mesfushorin e Empolit, Kristjan Asllanin kanë njoftuar të martën mediumet italiane. Asllani bëhet lojtari i dytë te Empoli për të cilin Milani ka shprehur interesim. Krahas Asllanit, Milani ka kohë që po e kërkon edhe transferimin e shqiptarit tjetër, Nedim Bajramin.
Bëhet e ditur se Milani së shpejti do t’i nisë negociatat me Empolin për Asllanin, në mënyrë që të sigurojë më herët shërbimet e tij. Madje, për kartonin e tij, Milani është i gatshëm të ofrojë dhjetë milionë euro dëmshpërblim, vetëm për ta mposhtur konkurrencën e Interit.
Asllani 20-vjeçar këtë edicion është promovuar në ekipin e parë të Empolit, dhe deri më tani është vlerësuar për paraqitjet e tij në Serie A. Ai ka 14 ndeshje në kampionatin italian kurse ka edhe pesë paraqitje me përfaqësuesen U21 të Shqipërisë.