Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho i kishte të gjithë lojtarët në dispozicion të martën në seancën e dytë stërvitore para ndeshjeve me Kilin dhe Suedinë. Të martën në stërvitje janë paraqitur edhe Qazim Laçi dhe Naser Aliji. Dy futbollistët munguan në ditën e parë të grumbullimit për ndeshjet që Shqipëria i luan të premten kundër Kilit në Para dhe Suedisë më 25 mars në Solna.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se Myrto Uzuni ka kryer stërvitje të diferencuar në palestër për shkak të lodhjes muskulore.
“Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Seanca e radhës stërvitore e “kuqezinjve” zhvillohet të mërkurën, ndërsa të enjten në mëngjes nisen drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin Parma më 22 mars nga ora 20:45.