Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit në Tiranë

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” kundër Çekisë dhe Polonisë. Të martën pasdite, Shqipëria ka zhvilluar seancën e dytë në Tiranë, e cila është e fundit para nisjes për në Pragë.

Shqipëria, të mërkurën do të marrë rrugën drejt Pragës, ku do të përballet me Çekinë të enjten mbrëma.

Edhe në stërvitjen e dytë, te Shqipëria ka munguar mesfushori Qazim Laçi. Ai është lënë në pushim për shkak të gjendjes gripale, ndërsa futbollistët tjerë ishin në dispozicion të trajnerit Sylvinho.

“Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas kanë punuar në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19. Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Në fakt, FSHF-ja, ka njoftuar se Shqipëria të martën paradite ka mbajtur edhe një stërvitje por që ishte me dyer të mbyllura.

Edhe Shqipëria synon fitore ndaj Luksemburgut pas humbjes nga Izraeli Futboll 1 muaj më parë Shqipëria synon fitore ndaj Luksemburgut pas humbjes nga Izraeli

“Sakaq, edhe paraditen e sotme, kuqezinjtë kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore me dyer të mbyllura. Futbollistët e ekipit kombëtar u ndanë në dy grupe, duke zhvilluar stërvitje të diferencuara në reparte të ndryshme të fushës”, ka vazhduar FSHF-ja.

Pas duelit me Çekinë që luhet në stadiumin “Fortuna Arena” të enjten prej orës 20:45, Shqipëria të dielën do të përballet me Poloninë në Tiranë. Këto ndeshje i takojnë Grupit E kualifikues.