Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria fillon stërvitjet për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar nga Praga për në Tiranë me të përfunduar ndeshja ndaj Çekisë, që përfundoi 1:1. Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma.

Menjëherë të premten pasdite kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Poloninë, që zhvillohet në Tiranë.

FSHF-ja ka njoftuar se Qazim Laçi nuk do të rikuperohet deri të dielën dhe është kthyer në skuadrën e tij. Ndërkohë Keidi Bare pritet të jetë në dispozicion për ndeshje.