Selektori i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Shqipërisë.
Kjo ndeshje nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë. Sylvinho ka vendosur që në këtë ndeshje të luaj me formacionin 4-2-3-1. Sulmit i prinë Sokol Çikalleshi, i cili do të jetë i përkrahur nga Taulant Seferi e Jasir Asani që do të luajnë në krahë dhe Nedim Bajrami në qendër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara mbrojtjes janë të vendosur Ylber Ramadani e Kristjan Asllani, ndërsa Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti e Mario Mitaj janë vendosur prapa në mbrojtje. Porta i është besuar Etrit Berishës. Dueli mes Çekisë dhe Shqipërisë, i takon Grupit E kualifikues për “Euro 2024”.
Çekia i prin grupit me 7 pikë, një më shumë se Shqipëria që renditet e dyta pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
