Albi Doka dhe Nedim Bajrami do të debutojnë për Shqipërinë në ndeshjen që do ta zhvillojë sonte prej orës 18:00 në Elbasan Arena kundër Hungarisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”. Doka luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë, ndërsa Bajrami në krahun e majtë të sulmit.
Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në qendër të mbrojtjes Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti. Në krahun e majtë të mbrojtjes paraqitet Marash Kumbulla. Ndërkohë tre mesfushorët janë Amir Abrashi, Klaus Gjasula dhe Lorenc Trashi, ndërsa në sulm pos Bajramit janë edhe Myrto Uzuni dhe Bekim Balaj.
