Shqipëria është mposhtur në udhëtim te Skocia me rezultat prej 2 me 0.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe krijuan më tepër raste shënimi, transmeton Koha.net.
Ishte një autogol i Berat Gjimshitit që i dha epërsinë vendasve në minutën e 47, transmeton Koha.net.
Kurse golin e dytë e shënoi Steven Naismith në minutën e 68.
Skocia e Shqipëria tani kanë nga tri pikë në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
S’ka gola në pjesën e parë Skoci – Shqipëri
21:35 - Nuk ka pasur ndryshim rezultati në pjesën e parë ndërmjet Skocisë dhe Shqipërisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Vendasit ishin më të mirë, megjithatë nuk ishin efikas në rastet e krijuara, transmeton Koha.net.
Skoci – Shqipëri, formacionet zyrtare
Shqipëria do të luajë sonte në udhëtim te Skocia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit që nis në ora 20:45.
Formacionet zyrtare janë këto:
