Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria pëson humbje të thellë nga Bjellorusia

Futbollistet e Shqipërisë kanë pësuar humbje të thellë nga Bjellorusia, në hapje të turneut “Visit Malta Trophy”.

Shqipëria humbi 3:0 të enjten në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Tonny Bezzina” në Maltë.

Sara Maliqi shënoi autogol në minutën e 35-të.

Ndërkohë, dy golat e fundit të ndeshjes i realizoi Anna Pilipenko.

Mesfushorja bjelloruse realizoi në minutën e 62-të dhe katër minuta para fundit të ndeshjes.

Edhe Shqipëria fiton 3:0 ndaj Ishujve Faroe Sport Shqipëria fiton 3:0 ndaj Ishujve Faroe

Ballafaqimin e ardhshëm, Shqipëria do ta ketë më 25 shkurt kundër Ishujve Faroe.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Tonny Bezzina” në orën 14:00.