Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria kërkon ta nisë me fitore ciklin kualifikues për Botëror

Shqipëria do ta nisë ciklin kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022”, të enjten në udhëtim tek Andorra. “Kuqezinjtë” kanë mbërritur në Andorra të mërkurën dhe janë të gatshëm për ndeshjen që nis në orën 20:45. Në konferencën për shtyp, te Shqipëria janë shprehur optimistë se mund ta nisin me fitore rrugën drejt Katarit. Shqipëria është pjesë e Grupit I kualifikues, të cilin e përbëjnë edhe Anglia, Polonia, Hungaria e San Marino. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja, ka pranuar se dëshiron që këtë cikël kualifikues ta nisë me fitore. Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kenë kujdes nga kundërshtari, të cilin e ka vlerësuar.

“Nuk është se nuk kemi pasur shumë ditë në dispozicion të përgatitemi për këtë ndeshje. Ekipi më parë ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të aktivizimit të lojtarëve në klubet e tyre, pastaj ka pasur edhe dëmtime dhe të prekur me koronavirus. Por tani situata është normalizuar, sepse lojtarët tani janë në formë pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, dhe ndaj Andorrës duhet përqendrim dhe fokus. Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra duke parë dhe ndeshjen e kaluar”, tha Reja, i cili e pranon se kanë hasur në probleme kur janë takuar me Andorrën. “Ne kemi pasur probleme me Andorrën edhe në fushën tonë. E njoh si skuadër. E kam parë në Ligën e Kombeve. Është skuadër që të vë në vështirësi, ka karakteristika të veçanta, ka lojtarë të shpejtë dhe nuk të le hapësira. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos iu lejojmë hapësira”.

Reja pohoi se tashmë e ka në mendje formacionin që do ta hedhë në fushë për duelin ndaj Andorrës. Trajneri italian ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të bëjë eksperimente.

“Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë. Kemi edhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjërat. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente. Do të mbështetem te lojtarët që kam besim. Në ndeshjet e tjera do të kem mundësi të bëj ndryshime dhe të përdor lojtarë të tjerë. Kam një grup prej 30 e ca lojtarëve që janë në qarkullim, nuk mund t’i grumbulloj të gjithë. Formacionin e kam vendosur”, u shpreh Reja.

Në fund, Reja ai foli edhe për futbollistin Nedim Bajrami, i cili për herë të parë është bashkuar me Shqipërinë. Bajrami që luan mesfushor këtë edicion ka shpërthyer te

Edhe Reja me Shqipërinë synon kualifikimin në “Euro 2024” Sport Reja me Shqipërinë synon kualifikimin në “Euro 2024”

Empoli në Serie B. Reja tha se ende nuk kanë konfirmim nga FIFA për Bajramin.

“Për Bajramin duhet të presim një konfirmim nga FIFA, sepse është një situatë e komplikuar, ai ka lindur në Maqedoni dhe është rritur në Zvicër. Ai është një element që mund të na ndihmojë shumë për të ardhmen, duhet pritur leja për pjesën e debutimit. Mund të vijë leja sot ose nesër”, deklaroi Reja.

Edhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha, është shprehur optimist se mund t’i nisin mbarë kualifikimet për Botëror. Portieri nga Kosova tha se formën e mirë që e kanë pasur në Ligën e Kombeve duhet ta vazhdojnë edhe në ndeshjet kualifikuese.

“E kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikimet e kaluara dhe tani duhet të nisemi nga ai moment. Sidomos në ndeshjet e fundit kemit treguar futboll të mirë, duke marrë edhe fitore, sidomos në ndeshjet që kemi luajtur jashtë kemi pasur paraqitje të mira. Duhet të nisur nga ajo pikëpamje që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë surprizë”, tha Berisha.

Edhe Shqipëria e vendosur të fillojë me fitore në Ligën e Kombeve Sport Shqipëria e vendosur të fillojë me fitore në Ligën e Kombeve

“Është ndeshja e parë dhe duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje na jep më shumë motivim dhe qetësi. Morali do të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh që do të luajmë me ekipe të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi kualitet në ekip, por duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Do të mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur. Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim, sepse kemi luajtur edhe më parë”, përfundoi Berisha.

Pas ndeshjes me Andorrën, Shqipëria këtë muaj do t’i luajë edhe dy duele të tjera në kuadër të kualifikimeve për Botëror. Më 28 mars e pret Anglinë, kurse më 31 mars është mysafire e San Marinos.