Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat sonte përballen ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri”

Futbollistët e Kosovës U-21 të Kosovës do të përballen sonte ndaj atyre të Çekisë në ndeshjen kualifikuese për Evropian e vitit 2023.

Takimi në mes të “Dardanëve” të rinj dhe çekëve luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis në ora 19:00.

Është përballja e tretë e Kosovës në Grupin G. Futbollistët e përfaqësueses në futboll presin fitore ndaj Çekisë.

Kundër çekëve, Shpresat luajnë edhe të martën në udhëtim. Kosova është e pesta në Grupin G me tri pikë në dy ndeshje të zhvilluara, ndërsa Çekia lidere me gjashtë pikë të mbledhura.

Edhe Shqipëria është në këtë grup me tri pikë të tubuara. Shqipëria në Elbasan sonte e pret prej orës 19:00 Andorrën që është pa pikë.