Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpërthim afër autobusit të Dortmundit, para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

BBC raporton se mbrojtësi i Dortmundit, Marc Bartra, është personi i lënduar nga sulmi afër autobusit të klubit para ndeshjes me Monacon në Ligën e Kampionëve.


Një person është lënduar pas një shpërthimi afër autobusit të Borussia Dortmundit teksa bëhej gati për të udhëtuar drejt stadiumit për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Monacos.

“Ka pasur një incident në dalje të autobusit. Një person është lënduar. Informatat të tjera së shpejti”, ka njoftuar Dortmundi në Twitter.

Në një tjetër përditësim, klubi gjerman ka njoftuar se futbollistët janë mirë dhe nuk ka rrezik në stadium.

Policia ka njoftuar se xhamat e autobusit janë thyer.