Policia gjermane ka arrestuar të premten një person të dyshuar për shpërthimin e tri bombave që kishin shënjestër autobusin e ekipit të Borussia Dortmundit, me shpresën se aksionet e klubit do të binin në mënyrë që ai të bënte fitime nga investimet, përcjell sot Koha Ditore.
Në komunikatën e lëshuar nga prokurori thuhet se i dyshuari është i moshës 28-vjeçare dhe ka shtetësi të dyfishtë: të Gjermanisë dhe Rusisë, shkruan Reuters. I identifikuari si Sergei V., raportohet se po përgatiste terrenin për të blerë aksione te Borussia Dortmundi, por fillimisht dëshironte t'ua ulte çmimin aksioneve me hedhje të bombave.
Dhe, këtë e bëri.
Autobusi i ekipit po shkonte drejt stadiumit për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve (11 prill) kundër Monacos kur ndodhën shpërthimet.
I lënduar mbeti mbrojtësi Marc Bartra, kurse ndeshja u shty për të nesërmen shkaku i çështjes së sigurisë.
Edhe
Autori i vënies së bombës autobusit të Dortmundit, dënohet me 14 vjet burg
Prokurorët gjatë javës së shkuar kanë shprehur dyshime se sulmet ndaj ekipit të Bundesligës ishin kryer nga militantët islamikë, pasi kishin gjetur disa letra në vendin e sulmit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.