Gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung ka raportuar se hetuesit gjermanë janë duke shikuar mundësinë se shpërthimi në autobusin e klubit të Borussia Dortmundit mund të jetë organizuar nga militantët islamikë.
Kjo gazetë raporton se në vendin e ngjarjes është gjetur një letër në të cilën thuhet se kjo është një hakmarrje ndaj Gjermanisë në pjesëmarrjen e saj në sulmet kundër Shtetit Islamik në Siri, transmeton Reutersi.
Gazeta gjithashtu raporton se në letër është tentuar hutimi i hetuesve për këtë rast.
Nga shpërthimi mbeti i lënduar mbrojtësi Marc Bartra, i cili po trajtohet në spital. Ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos pritet të zhvillohet sonte nga ora 18:45.
Artikuj të ngjashëm