Sport

Dortmundi në shok

Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watze, thotë se ekipi ka mbetur i shokuar pas eksplodimit në afërsi të autobusit para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Monacos.

Një shpërthim i fuqishëm afër autobusit teksa lojtarët ishin duke dalë nga hoteli për t’u nisur drejt stadiumit, ka lënë të lënduar mbrojtësin Marc Bartra.

Si pasojë, ndeshja është shtyrë dhe do të zhvillohet nesër.

“Ekipi është në shok. Duhet të kalojmë këtë, por nuk do të jetë e lehtë për lojtarët”, ka thënë Watze. “Borussia Dortmund është veçanërisht e fortë në situata ekstreme. Të gjithë jemi bashkë dhe mendoj se ekipi ndihet kështu”.

Sipas gazetës prestigjioze “Bild”, incidenti erdhi pas eksplodimit të “disa pajisjeve shpërthyese”, por kjo nuk është konfirmuar nga policia.