Sport

Tifozët e Monacos solidarizohen me Dortmundin pas sulmit në afërsi të autobusit

Tifozët e Monacos kanë shprehur solidaritetin e tyre për klubin e Dortmundit, pas sulmit të sotëm afër autobusit me futbollistë.

Një sulm afër autobusit të klubit gjerman ka shtyrë ndeshjen e planifikuar për sonte në Ligën e Kampionëve për nesër.

Marc Bartra, mbrojtësi i gjermanëve është i lënduar dhe është dërguar në spital.

Pas njoftimit për shtyrje të ndeshjes për nesër, tifozët e Monacos janë dëgjuar duke brohoritur “Dortmund, Dortmund” si shenjë përkrahje për klubin gjerman.