Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Dortmund – Monaco

Dortmundi ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e parë çerekfinale ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve është shtyrë për nesër, pas sulmit në afërsi të autobusit të ekipit vendas.

“Ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë. Zhvillohet nesër, e mërkurë, 12 prill, prej orës 18:45. Biletat janë valide”, thuhet në njoftim të klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi gjerman po ashtu ka konfirmuar se si pasojë e shpërthimit është lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

Policia e Dortmundit ka konfirmuar se janë dëgjuar tre shpërthime përfshirë edhe atë afër autobusit të klubit gjerman Dortmund.