Borussia Dortmundi ka konfirmuar se mbrojtësi Marc Bartra ka kryer një operacion pas lëndimeve që ka pësuar në shpërthimin afër autobusit të ekipit të martën mbrëma.
Spanjolli ka thyer krahun dhe ka pësuar lëndim në dorë pasi shpërthimi theu xhamin e autobusit të ekipit që po udhëtonte drejt stadiumit Westfalenstadion për ndeshjen kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.
“Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Marc Bartra është operuar të martën mbrëma pasi ka thyer krahun dhe ka lënduar dorën shkaku i sulmit me bombë në autobusin e ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mediat gjermane kanë raportuar se policia është duke e hetuar rastin si sulm terrorist nga Shteti Islamik, pas letrës së gjetur në vendin e ngjarjes.