Mbrojtësi i Dortmundit, Marca Bartra përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se po ndihet shumë më mirë pas operacionit të kryer me sukses.
Spanjolli kishte thyer krahun pas shpërthimit që ndodhi dje në afërsi të autobusit të ekipit të Dortmundit, transmeton Koha.net. Shpërthimi kishte ndodhur pikërisht në kohën kur ekipi po nisej në drejtim të stadiumit “Westfalenstadion” për t’u përballur me Monacon në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përshëndetje të gjithëve. Siç mund ta shihni tashmë jam shumë më mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe përkrahjen tuaj. I jap mbështetjen e plotë bashkëlojtarëve, fansave, dhe BVB-së për përballjen e sotme”, ka shkruar Bartra, i cili ka publikuar një foto pas operacionit.