Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bartra rikthehet në stërvitje

Është rikthyer në stërvitje mbrojtësi i Dortmundit, Marc Bartra, një muaj pasi ishte lënduar nga shpërthimi i bombës në autobusin e klubit gjerman, transmeton Koha.net.

26 vjeçari i ishte nënshtruar një operacioni në dorën e tij të djathtë, të cilën e kishte lënduar në shpërthimin në prag të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Monacos më 11 prill, shkruan BBC.

Ai ka kompletuar stërvitjen e plotë me bashkëlojtarët dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

“E kam pritur këtë moment për disa javë. Jam shumë i lumtur të jem këtu sot. Nuk më pritet të garojë përsëri përkrah bashkëlojtarëve të mi”, ka shkruar ai në Twitter.