Medalisti olimpik nga Hungaria, Szilveszter Csollany, i njohur për teoritë e tij konspirative kundër vaksinimit, ka vdekur në moshën 51-vjeçare si pasojë e COVID-19, raporton “Daily Mail”.
Ai vdiq disa javë pasi që mori vaksinën, në mënyrë që të vazhdojë punën si trajner.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCsollany u sëmurë në dhjetor dhe u hospitalizuar, ndërsa u fut në respirator pas disa javëve.
Autoritetet në Hungari njoftuan të hënën për vdekjen e tij.
Derisa Csollany kishte shpërndarë disa postime “anti-vaksinim” në faqen e tij në Facebook, ai ishte vaksinuar për të punuar si trajner i gjimnastikës.
Mirëpo, ai mori vaksinën pak para se të infektohej me COVID, kështu që nuk pati kohë të zhvillonte mjaftueshëm antitrupa.
“Me trishtim të thellë njoftojmë për vdekjen e Szilveszter Csollanyt”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Hungarisë.
Csollany kishte fituar medaljen e argjendtë olimpike në unaza gjimnsatikore në “Atlanta 1996”, ndërsa në vitin 2000 në Sydney fitoi të artën.