Të enjten prej orës 18:00 në Paris tërhiqet shorti për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s në futboll. Pjesë e shortit do të jetë edhe Kosova.
Por ky short nuk e gjen në momentin më të mirë përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Kosova është pa selektor e po ashtu pa stadium. Së fundi edhe raportet e përgjegjësve të përfaqësueses me disa lojtarë, sidomos me Edon Zhegrovën, ishin goxha të acaruara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa e kompetencës së plotë nga përgjegjësit e përfaqësueses ndikon po ashtu në atmosferën e përgjithshme te Kosova, që së fundi ishte larg prej asaj që synohet.
Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë në shtator dhe deri atëherë Kosova do të ketë selektorin. Ka shpresë që edhe stadiumi “Fadil Vokrri” do të hapet, pasi u mbyll për të rinovuar fushën, që u vlerësua e turpshme jo rrallëherë gjatë vitit të kaluar. Një futbollist izraelit madje e krahasoi me “stallë derrash”.
Emra të rinj lojtarësh priten te Kosova në muajt e ardhshëm dhe në shtator me shumë gjasë optimizmi për sukses do të jetë i madh, si në fillim të çdo cikli kualifikues. Shumë do ta varet edhe nga selektori i ri, por ndonjë ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk pritet.
Kosova në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, 2018/19, kishte garuar në Ligën D, që është niveli më i ulët. Pasi e kishte fituar grupin, avancoi në Ligën C, ku u paraqit në edicionin 2020/2021 dhe 2022/2023. Në edicionin e fundit ishte në grup me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe Qipron. Greqia e fitoi grupin dhe avancoi në Ligën D, ndërsa Kosova ishte e dyta dhe mbeti në Ligën C.
Në short do të jetë në vazon e dytë së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe. Pra këto përfaqësuese nuk do t’i ketë kundërshtare. Në vazon e parë të Ligës C janë Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu. Vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qipro. Ndërkohë, Bjellorusia, Estonia, Letonia dhe Lituania apo Gjibraltari do të jenë në vazon e katërt.
Kosova do t’i ketë dy ndeshje në shtator, dy në tetor e dy në nëntor. Për Ligën e Kombeve do të përgatitet me miqësoret që i zhvillon në mars e në qershor. Tre prej katër kundërshtarëve të miqësoreve dihen tashmë: Armenia, Hungaria, Norvegjia.
Me shumë interesim po pritet emri i selektorit të ri të Kosovës. Kishte premtime se ai do të caktohet në janar, por kjo nuk ndodhi. Emra të shumtë janë përmendur e përmenden.
“Janë tre trajnerë në këtë fazë finale. Do të jetë gjermanofolës. Mund të bëhet e ditur javën e ardhshme, por para ndeshjeve do të jetë sigurt”, ka thënë të martën për KOHËN, Agim Ademi, kryetar i FFK-së.
“Do të jenë katër miqësore që trajneri i ri do t’i ketë në dispozicion për të përgatitur ekipin për ciklin e ri të Ligës së Kombeve. Ta shohim shortin e pastaj trajneri i ri i cili do të vijë shumë shpejt, do t’i shohë lojtarët me të cilët do të paraqitet në Ligën e Kombeve. Besoj se me katër ndeshje mund ta shohë ekipin ku është”, ka shtuar kryetari i FFK-së.
Për Kosovën, shorti vjen pas një cikli të pasuksesshëm kualifikuese, atij për “Euro 2024”. Synim ishte kualifikimi në Evropian, por që mbeti ëndërr e largët. Ndeshjen e fundit Kosova e ka luajtur më 21 nëntor ndaj Bjellorusisë, ndërsa ka humbur 1:0 në Prishtinë. Pas asaj ndeshjeje, stadiumi “Fadil Vokrri” u mbyll.
Në Ligën B të Ligës së Kombeve është Shqipëria, që bën pjesë në vazon e tretë së bashku me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi.
Vazot për shortin e Ligës së Kombeve
Liga A
Vazo 1: Spanja, Kroacia, Italia, Holanda
Vazo 2: Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria
Vazo 3: Zvicra, Gjermania, Polonia, Franca
Vazo 4: Izraeli, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Skocia
Liga B
Vazo 1: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi
Vazo 2: Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia
Vazo 3: Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani
Liga C
Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu
Vazo 2: Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro
Vazo 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari, Estonia, Letonia
Liga D
Vazo 1: Lituania/Gjibraltari, Moldavia
Vazo 2: Malta, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni