Shoqata e gjyqtarëve të Premier Leagues ka thënë se “gabimi njerëzor” është fajtor për vendimet e gabuara të VAR-it në ndeshjet e së shtunës.
Kryetari i kësaj shoqate, Howard Webb, ka kontaktuar Arsenalin dhe Brightonin për të “pranuar dhe shpjeguar gabimet e rëndësishme” që janë bërë në ndeshjet e tyre.
Operatori i VAR-it, Lee Mason, nuk e ka kryer detyrën e futjes së vijave për të parë pozitën jashtë loje në barazimin e Brentfordit ndaj Arsenalit.
Brightonit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje kundër Crystal Palaceit, për shkak se vijat ishin gabimisht të vendosura.