Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në Angli mund të mos ketë VAR në edicionin e ardhshëm

Premier League - VAR

Ekipet e Premier Leagues angleze do të votojnë nëse duan ta heqin VAR-in nga edicioni i ardhshëm.

Wolverhamptoni ka qenë klubi i parë që ka marrë iniciativën për heqjen e VAR-it, ndërsa të mërkurën ka thënë se “po ka pasoja negative dhe po dëmton marrëdhëniet mes tifozëve dhe futbollit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VAR-i nisi së zbatuari në vitin 2019 për t’i ndihmuar gjyqtarët në fushën e lojës në momente diskutabile, por kjo teknologji ka qenë temë e diskutimit në disa raste.

Madje, ka pasur edhe vonesa të shumta gjatë ndeshjeve.

“Pas pesë sezoneve me VAR në Premier League, është koha për një debat konstruktiv dhe kritik për të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjera Wolverhamptoni.

Votimi për apo kundër VAR-it do të bëhet në muajin e ardhshëm.