Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkupi fiton derbin e madh me Vardarin

Skuadra shqiptare Shkupi e ka fituar derbin e madh të Maqedonisë së Veriut. Shkupi mposhti të dielën Vardarin me rezultatin, 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me fitoren e arritur ndaj Vardarit, Shkupi është forcuar në vendin e parë me 28 pikë. Një pozitë më poshtë me një pikë më pak është skuadra tjetër shqiptare, Struga. Kampionia në fuqi Struga e fitoi derbin e klubeve shqiptare ndaj Shkëndijës së Tetovës. Struga fitoi me rezultatin 2:1. Shkëndija është në vendin e tretë me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm