Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkupi fiton derbin me Vardarin

Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Shkupi e ka fituar derbin ndaj Vardarit.

Ndeshja në mes dy skuadrave të Shkupit u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së dytë të elitës së futbollit maqedonas.

Golin e fitores 1:0 e shënoi sulmuesi brazilian, Niltinho.

Për Shkupin ishte fitorja e parë në edicionin aktual.

Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport e Ohrit pësoi disfatën e dytë.

U mposht nga Brera Strumica me shifrat, 2:0.