Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija fiton, Shkupi e Struga ndalen në barazim

Struga

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Vardarit. Shkëndija mposhti Vardarin me rezultatin 3:0 të dielën, në ndeshjen që i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Fitore shënoi edhe dy skuadrat tjetër shqiptare Voska Sport. Dhe Gostivari Voska fitoi ndaj Makedonia GP me rezultatin 2:1, ndërsa Gostivari 2:0 Brera Strumicën. Lideri Shkupi barazoi pa gola me Tikveshin. Pa gola ndeshjen ndaj Sileksit e mbylli edhe kampionia në fuqi, Struga.

Shkupi është në vendi ne parë me 43 pikë, Struga e Shkëndija janë dy pozita më poshtë me 42 pikë.