Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkencëtarja që punoi në vaksinën Astra Zeneca duartrokitet nga publiku në Wimbledon

Shkencëtarja që punoi në zbulimin e vaksinës anti-Covid të firmës “Astra Zeneca”, Sarah Gilbert, është duartrokitur sot, në nisje të turneut grand slam të tenisit Wimbledon, në shenjë mirënjohje për punën e saj.

Në momentin kur spikeri zyrtar njoftoi për prezencën e Gilbertit dhe të tjerëve që punuan për vaksinën Astra Zeneca, publiku shpërtheu me ovacione e duartrokitje.

Sarah Gilbert është profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit dhe bashkëthemeluese e firmës Vaccitech.

Turneu Wilmbledon që mbahet në Britani, është një prej katër turneve grand slam, më të mëdhenjve të këtij sporti.