Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëlqim Vladi shënon dy gola për Aaraun

Sulmuesi 22-vjeçar, Shkëlqim Vladi, ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, Aarau. Ai të premten shënoi dy gola në barazimin 2:2 në udhëtim me Schaffhausenin. Vladi tani i ka 11 gola në 12 paraqitje.

Milot Avdyli asistoi në golin e dytë të Vladit, ndërsa Bujar Lika kishte një asistim te Schaffhauseni.

Ndeshja i takoi xhiros së 22-të.

Aarau është i gjashti me 29 pikë, ndërsa Schaffhauseni i shtati me 27 pikë.

Lavdim Zumberi bëri dy asistime te Wili që fitoi 3:2 ndaj Xamaxit. Izer Aliu kishte një gol e një asistim te Xamaxi.

Lirik Vishi i Yverdonit kontribuoi me asistim në barazimin 2:2 me Vaduzin.

Edhe Vladi synon Superligën e Zvicrës me Aaraun Futboll Vladi synon Superligën e Zvicrës me Aaraun

Shqiptarët ishin protagonistë edhe në barazimin 1:1 të Thunit me Lausanne.

Alban Ajdini shënoi golin për mysafirët, ndërsa Valmir Matoshi asistoi te vendasit.