Ferrari ka rilindur në Kampionatin Botëror të Formula 1 dhe po mobilizon edhe masën në Itali.
Të gjitha biletat për garën e katërt të sezonit që mbahet më 24 prill në Imola janë shitur dhe rreth 100 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm.
Lideri i renditjes së përgjithshme, Charles Leclerc, dëshiron që ta vazhdojë ëndrrën e të triumfojë me garën ku Ferrari llogaritet nikoqir.
Hera e fundit kur Ferrari fitoi në Imola ishte me Michael Schumacherin në vitin 2006. Ai kishte fituar shtatë herë në Emilia-Romagna.
Leclercu fitoi në Bahrejn dhe në Australi këtë vit dhe prin në renditjen e kampionatit me 71 pikë.
Artikuj të ngjashëm