Ferrari e kaloi sezonin më të keq në katër dekadat e fundit në vitin 2020, ndërsa sivjet, e ka fjalën kryesore në Formula 1. Ferrari po shënon suksese të mëdha në vitin 2022, në një mënyrë që nuk është parë që nga viti 2018.
Në atë kohë, piloti Sebastian Vettel i fitoi dy garat e para, pavarësisht konkurrencës së fortë që i bënte skuderia e Mercedesit. Këtë herë, konkurrenca vjen nga skuderia e Red Bullit, por avantazhi duket të jetë në anën e Ferrarrit, më shumë sesa që ishte katër vjet më parë. Në atë kohë, Mercedesi – që fitoren në F1 e kishte kthyer në rutinë – gjithmonë dukej më i fortë, më i sigurt në operimin si ekip, edhe në ditët kur bolidi i tyre nuk ishte aq i shpejtë sa i Ferrarit. Kësaj here, Ferrari duket të jetë ndërtuar në themele më të sigurta.
Ferrari ka ndjekur një rrugë teknike individuale me bolidin e ri – njësoj siç kishte bërë në vitin 2017 dhe 2018, ku ka pasur përgatitjet e përkryera dhe nuk kishte pse të shqetësohej për sezonin 2021. Arsyeja ishte se skuderia e Ferrarit po përgatitej sa më shumë për këtë vit. Bolidi i vitit 2021 nuk ishte në asnjë mënyrë konkurrues për titull. Fundin, Ferrari e preku në vitin 2020, kur kishte probleme me rrjedhje të karburantit, mungesë energjie dhe në tërësi e kishte një bolid shumë të mangët. Përmirësime të mëdha janë bërë falë vizionit teknik të grupeve të njësisë së ajrit dhe fuqisë, duke i dhënë një tjetër shans bolidit, me të cilin francezi Charles Leclerc i fitoi dy nga tri garat hapëse të këtij sezoni në Formula 1. Në aerodinamikë, skuderia i është përgjigjur në mënyrë të përkryer rregullave të reja, e që janë përshtatur shumë mirë në këtë aspekt.
Ndryshe nga Mercedesi, që në të kaluarën ishte dominues, tani po has në vështirësi në këtë aspekt. Leclerc që nga kjo periudhë e garës është favorit shumë i madh që në fund të këtij edicioni të shpallet kampion. Carlos Sainz ka vuajtur paksa në shpejtësi në krahasim me dy garat e para, ndërsa në vikendin e Melbournet në Australi pati seri të defekteve teknike, gjë që i lejoi Leclercut të jetë dukshëm më i mirë me pikë në krye të tabelës.
“Italia do të jetë e jashtëzakonshme, por ne duhet t’i qasemi garës në vikend, ashtu siç i jemi qasur garave të tri vikendeve të para”, ka thënë Leclerc, i cili ka marrë 71 nga 78 të mundshmet në fillim të sezonit. “Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos kemi presion më të madh dhe të mos mundohemi të bëjmë diçka që nuk mundemi. Sepse ne jemi duke punuar shumë si ekip që nga fillimi i sezonit dhe vetëm duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë ta bëjmë punën tonë, ashtu siç kemi bërë në tri garat e para”.
Ferrari vetëm është shfaqur si një forcë më e madhe në krahasim me herën e fundit. Edhe koleksioni i talenteve individuale është shfrytëzuar në kauzën e përbashkët.
Natyrisht, sa do të ketë edhe shumë teste tjera të forta përpara – të unitetit të skuadrës, përmirësimeve dhe menaxhimit të elementit të konkurrencës së brendshme mes dy ngasësve. Por, këto sfida janë shumë të mira për t’i pasur brenda një skuadre.
Skuderia e Ferrarit mbërrin në Imola si favorite shumë e madhe, për herën e parë që nga periudha e Michael Schumacherit. Kjo garë do të mbahet të dielën dhe i takon Shpërblimit të Madh të Italisë. Ndërkohë, dy konkurrentët e piltotit të Ferrarit, Leclercu, Max Verstappen, që është kampion në fuqi dhe Lewis Hamiltoni, kampioni i shtatëfishtë i F1, e shohin garën shumë të vështirë për titull deri në fund. Më i qetë ka qenë Hamilton, i cili ka kërkuar më shumë nga ekipi.
“Ne nuk do të lëmë asnjë gur pa e kthyer, për të qenë të sigurt se jemi të uritur për titull. Duhet të vazhdojmë me vetëbesim dhe ta mbajmë energjinë pozitive”, është shprehur Hamilton.
Ndërkohë, Verstappen, që ka 46 pikë më pak se Leclercu, shtoi: “Duhet të jemi më të shpejtë se ata dhe për momentin ne nuk jemi. Po ashtu, nuk duhet të kemi probleme me bolidin. Kështu që, do të jetë detyrë e vështirë mbrojtja e titullit”.