Max Verstappen i Red Bullit ka dominuar në pistën e lagur në “Grand Prix” të Emilia Romagna.
Me këtë fitore të arritur të dielën, Verstappen ngjall shpresën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Formula 1.
Rivali i tij, Charles Leclerc, nuk e ruajti vendin e tretë për shkak se bëri një gabim shumë të rëndë.
Ngasësi i Ferrarit ishte duke u munduar që ta kalonte shokun e ekipit të Verstappenit, Sergio Perezin, dhe humbi kontrollin.
Leclercu duhej të hynte në “pit-stop” për të rregulluar bolidin dhe për t’i ndryshuar gomat dhe ra në vendin e nëntë. Nuk arriti të kthehej në garë më lartë se vendi i gjashtë.
Këtë gabim e shfrytëzoi Verstappeni për ta ngushtuar epërsinë e pikëve me Leclercun nga 45 në 27. Holandezi nga vendi i pestë kaloi në vendin e dytë në renditjen e ngasësve.
Edhe
Formula 1, Verstappen dominon në Imola
Sergio Perez i Red Bullit doli në vendin e dytë, ndërsa Lando Norris i McLarenit përfundoi i treti.
George Russell i Mercedesit e pëfundoi garën i katërti. Shtatë herë kampioni i botës, Lewsi Hamilton, përfundoi i 13-ti.