Dy struktura të rënda metalike në një sektor të tribunës në “Monumental Stadium” në kryeqytetin e Kilit, Santiago, kanë lënë të lënduar të paktën katër tifozë të skuadrës Colo Colo.
Shembja e pjesës së tribunës u bë në seancën stërvitore të së premtes, kur një numër i madh shikuesish ishin mbledhur për ta përkrahur skuadrën e tyre.
Një numër i madh i tyre kanë kërcyer gjatë përkrahjes së skuadrës, dhe kjo mund të ketë ndikuar në shembjen e tribunës.
Nuk ka informacion zyrtar të numrit të të lënduarve.
Klubi e ndali stërvitjen dhe është kthyer në dhomat e zhveshjes së këtij stadiumi.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhunë në finalen e Kupës së Kolumbisë, lëndohen 59 persona
-
Dhuna në tribuna ndërpret ndeshjen në Argjentinë
-
Dy tifozë vdiqën në Kili para ndeshjes së Copa Libertadores
-
Shembet tribuna gjatë ndeshjes së basketbollit në Egjipt, afro 30 të lënduar
-
Shembet tribuna e arenës së garës me dema në Kolumbi, 4 viktima e qindra të lënduar [VIDEO]