Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shembet tribuna e arenës së garës me dema në Kolumbi, 4 viktima e qindra të lënduar [VIDEO]

Të paktën katër persona vdiqën të dielën në një garë demash në Kolumbi, pasi stadiumi ku po mbahej ngjarja u shemb pjesërisht. Ngjarja ndodhi në qytetin El Espinal, ndërsa siç raporton “Thedailybeast”, derisa po zhvillohej gara, një pjesë e tribunave të stadiumit u shemb duke bërë që qindra shikues të rrezoheshin.

Qindra persona raportohet se mbetën të lënduar, derisa autoritetet njoftuan se të paktën një fëmijë është në mesin e viktimave.

Shembja e tribunave të improvizuara ndodhi kur në fushën me dhe, dhjetëra matadorë po e nxitnin demin të vraponte. Tribuna u shemb për shkak të mbingarkesës.

“Ne kemi nevojë për mbështetje nga ambulancat dhe spitalet fqinje, shumë njerëz ende janë të pa trajtuar”, deklaroi kreu i bashkisë, Juan Carlos Salas.

Një dem iku nga vendi ku po mbahej gara, duke i detyruar banorët të largohen nga rrugët dhe të fshihen në objekte. Kafsha ende nuk është kapur.